Gjykata e Tiranës — Rezart Taçi i pafajshëm për akuzën e evazionit fiskal

Gjykata e Tiranës — Rezart Taçi i pafajshëm për akuzën e evazionit fiskal

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Zotin Rezart Tacin për akuzën e evazionit fiskal të kryer nga kompania ARMO nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës nisi proçedimin penal për Zotin Rezart Taçi, në bazë të një auditi të kryer ndaj kompanisë ARMO për periudhën 2011 deri në 2013. Sipas këtij auditi Rezart Taçi nuk i ka paguar shtetit shqiptarë 8 milionë euro.

Zoti Taçi ka qenë një ndër sipërmarrësit kryesor në vend, kryesisht në fushën e importit dhe tregtimit të naftës e gazit. Në vitin 2008, ai bleu kompaninë shtetërore të rafinimit të naftës ARMO, të cilën u detyrua ta rishesë 5 vjet më vonë për shkak të borxheve ndaj bankave. Rreth kësaj periudhe ai shiti dhe mbylli gjithë biznesin e tregimit të naftës.

Në vitin 2013, prokuroria shqiptare nisi edhe një hetim tjetër ndaj Zotit Taçi për mashtrim, falsifikim dhe vjedhje ndaj një furnitori të huaj, me pasojë një dëm ekonomik prej më shumë se 20 milionë euro. Prokuroria nuk jep informacione cila është gjendja e këtij hetimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>