Gjykata Supreme e shtetit të Wisconsinit, në SHBA, rrëzoi të mërkurën vendimin e qeverisë për qëndrimin e detyruar në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit, duke e vlerësuar atë si “të paligjshëm, të pavlefshëm dhe të pazbatueshëm”.
Trupa gjykuese vlerësoi se sekretari i shtetit për Shëndetësinë Andrea Palm tejkaloi autoritetin e tij me urdhërin për qëndrimin e detyruar në shtëpi, njohur ndryshe si Urdhri i Urgjencës 28.
Ky urdhër kërkonte që të gjithë qytetarët e Wisconsinit të qëndronin në shtëpi ose në vendet e tyre të banimit, me përjashtime të shumë pak rasteve urgjente të përcaktuara në vendim.
Urdhri, i cili zgjaste deri në 26 maj, gjithashtu kufizoi udhëtimet dhe aktivitetin e biznesit, dhe parashikonte gjoba dhe dënime me burg për ata që shkelnin urdhrin.
Me një vendim 4-3, gjykata e quajti direktivën e Sekretarit të Shërbimeve Shëndetësore Andrea Palm, e njohur si Urdhri i Urgjencës 28, një “konfiskim i gjerë i pushtetit”.
Deri më tani në Wisconsin ka 11 mijë të infektuar me Covid-19, 421 viktima dhe rreth 5600 të shëruar, duke e renditur shtetin si ndër më pak të prekurit nga virusi.
Në total, në SHBA ka më shumë se 1,36 milionë të infektuar dhe mbi 82 mijë viktima.