Gjykata jep masat e sigurisë për 27 të arrestuarit për prodhim droge

Nga Exit News
Gjykata jep masat e sigurisë për 27 të arrestuarit për prodhim droge

Gjykata e Vlorës do të japë të martën masat e sigurisë për të arrestuarit, pas aksionit në Vlorë për parandalimin e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të ta.

Të paktën 27 persona janë arrestuar mëngjesin e së hënë në Vlorë, gjatë një operacioni për parandalimin e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.Ndërkohë  4 u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan 120 kilogram hashash.

Pas gjashtë muajsh hetime, policia sekuentroi edhe 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular. Personat e arrestuar akuzohen për kultivim dhe trafik të drogës jashtë Shqipërisë.

Pas kësaj ngjarja Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nisi hetim të hënën ndaj 6 policëve për shpërdorim detyre

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>