Gjykata Kushtetuese 28 vendime në 6 muajt e parë të vitit, shumica çështje të 2018

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese 28 vendime në 6 muajt e parë të vitit, shumica çështje të 2018

Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese mori 28 vendime përfundimtare, shumica prej tyre (13) për kërkesa të regjistruara në vitin 2018 kur ajo nuk ishte funksionale.

Për 88 çështje Gjykata vendosi të mos t’i kalojë për gjykim, 76 prej të cilave janë të regjistruara në vitet 2020 – 2021.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 68 kërkesa shumica nga subjekte për proces të parregullt ose për papajtueshmëri të ligjeve.

Gjykata është vënë më shumë në lëvizje gjatë kësaj periudhe nga individët të cilët kanë paraqitur 56 nga 68 kërkesa.

Partitë politike kanë paraqitur vetëm dy kërkesa, ndërsa Kuvendi dhe Avokati i Popullit kanë paraqitur nga një kërkesë.

Aktualisht, numri total i kërkesave që presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë është 27, nga të cilat 8 kërkesa janë në shqyrtim në seancë plenare dhe 2 kërkesa janë në shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

17 kërkesa janë në fazën e shqyrtimit paraprak nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>