Gjykata Kushtetuese gjykon shfuqizimin e detyrimit për testin e poligrafit nga punonjësit e drejtësisë

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese gjykon shfuqizimin e detyrimit për testin e poligrafit nga punonjësit e drejtësisë

Gjykata Kushtetuese do të gjykojë të martën 23 mars kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, shfuqizimin e detyrimit për kryerjen e testit të poligrafit për kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, SHÇKB.

Komiteti Helsinkit shprehet se kjo kërkesë mbi ndesh me të drejtat e njeritu, të sanksionuara në Kushtetutë. Nenet që duhet të shfuqizohen sipas Komitetit të Helsinkit janë:

“Neni 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

dhe

Neni 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Qeveria amerikane i ka dhuruar vendit 50 pajisje për kryerjen e testit te poligrafit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>