Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit por ja ka kaluar çështjen Komisionit të Venecias.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar shqyrtimin kushtetues deri në marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve në 30 qershor.
Palët në çështje kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias.
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot padinë e Shoqatës së Bashkive për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore 30 qershorit. Kjo shoqatë drejtohet nga Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës.
Ajo kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit pasi ato u mbajtën pavarësisht dekreteve të Presidentit Ilir Meta që i kishte shtyrë ato për më 13 tetor.
Në fillim të seancës së sotme Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Bashkisë Tiranë për marrjen pjesë në gjykim të Shoqatës për Autonomi Vendore dhe për pezullimin e gjykimit derisa Gjykata Administartive të japë një vendim për kryetarin e Shoqatës së Bashkive.