Gjykata Kushtetuese lë në fuqi shpërndarjen e mandateve në bazë të herësit, shfuqizon pragun 10 mijë vota

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese lë në fuqi shpërndarjen e mandateve në bazë të herësit, shfuqizon pragun 10 mijë vota

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi shpërndarjen e mandateve të deputetëve sipas herësit por ka rrëzuar pragun prej 10 mijë votash që parashikohet në Kodin Zgjedhor.

vendimin e arsyetuar të publikuar të martën, Gjykata vlerëson se pragu 10 mijë vota cënon të drejtën për tu zgjedhur pasi shkel parimin e proporcionalitetit.

Kushtetuesja e cilëson herësin si balancim të rolit të partisë dhe të zgjedhësve në një proces zgjedhor.

Megjithatë, Gjykata është shprehur se i takon Kuvendit të vendosë pragun e herësit.

Herësi është numri i përftuar nga pjestimi i votave të marra nga një subjekt në një qark me numrin e mandateve që ai ka fituar në atë qark.

Sipas Kodit Zgjedhor, nëse një kandidat për deputet që nuk është pjesë e listës fituese ka marrë më shumë vota se herësi ai automatikisht merr mandat deputeti. Në rast se herësi është më i madh se 10 mijë, kandidatit i mjafton të marrë mbi 10 001 vota për të marrë mandatin.

Në zgjedhjet e 25 prillit ishin katër kandidatë që përmbysën renditjen e vendosur nga partia, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD.

Kërkesa për shfuqizimin e nenit që shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit erdhi nga partia Bindja Demokratike dhe “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje erdhi me kërkesë të Partisë “Bindja Demokratike” dhe Partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.

Vendimi i Kushtetueses nuk do të ketë fuqi prapavepruese për mandatet e zgjedhjeve të 25 prillit ndaj ata që arritën të thyenin herësin do të mund të marrin mandatin e deputetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>