Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka filluar të shqyrtojë kërkesën e partisë Vetvendosje (LVV) për të pezulluar votimin për formimi e një qeverisë së re që pritet të zhvillohet të shtunën në parlament dhe rrëzimin e dekretit të Presidentit për mandatimin e kandidatit për kryeministër.
Të premten, Gjykata i kërkoi Presidenti, qeverisë, parlamentit dhe Avokatit të Popullit që të paraqesin argumentet e tyre mbi pezullimin e votave para mesditës së së premtes. Gjykata Kushtetuse pritet të shprehet mbi këtë pikë përpara se të zhvillohet votimi.
“Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet,” shkruhet në njoftimin e GJK.
Vendimi i GJK para votimit të së shtunës mund të shmangë skenarin potencialisht të rrezikshëm për krijimin e dy qeverive.
Gjykata i dha afat deri më 8 maj, institucioneve të mësipërme për të paraqitur komente për dekretin e Presidentit.
Të enjten, Presidenti Thaçi dhe partia e dytë më e madhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duket se gjatë fundjavës, kishin koordinuar lëvizjet e tyre për të votuar everinë e re të udhëhequr nga LDK-ja.
Në orën 16.00 të enjten, Presidenti bëri publik vendimin e tij për t’i dhënë mandatin për krijimin e një qeverie të re, Avdullah Hotit të LDK-së. Në të njëjtën kohë, LDK kërkoi nga parlamenti që të shtunën, në orën 13.00, të zhvillohet një seancë të jashtëzakonshme për të votuar qeverinë e re.
Vetëvendosje menjëherë e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. 30 deputetët e saj paraqitën në Gjykatë një kërkesë prej 32 faqesh për të pezulluar votimin dhe për të rrëzuar vendimin e Presidentit për të mandatuar Hoti si kandidat për kryeministër. Ata argumentojnë se pasi qeveria e drejtuar prej tyre u rrëzua, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Partia LVV njoftoi se ata do t’i kërkojnë Komisionit të Venecias një opinion ligjor mbi veprimet e Presidentit Thaçi për të anashkaluar fituesin e zgjedhjeve dhe ushtrimin e presionit për një krijimin e një qeverie të re nga partitë më të vogla.
Tashmë afati i vendosur nga Gjykata ka mbaruar, por mbetet e paqartë nëse ndonjë nga palët e interesuara ka paraqitur ndonjë koment në Gjykatë. Sot , data 1 maj, është një festë kombëtare, dhe Gjykata Kushtetuese normalisht është e mbyllur.