Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendos sot mbi rrëzimin ose jo të qeverisë Hoti

Nga Die Morina van Uijtregt
Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendos sot mbi rrëzimin ose jo të qeverisë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës po zhvillon një seancë dëgjimore online, sot, 2 dhejtor, për të adresuar kërkesën e opozitës, për qeverinë Hoti.

Kërkesa u dërgua nga partia Vetëvendosja me pretendimin se mandati i qeverisë është antikushtetues pasi mungon një deputet, dhe nuk plotësohet dot shumica.

Etem Arifi, deputeti i Partisë Ashkali për Integrim u dënua me 15 muaj burg në prill 2018 për përvetësimin të 26 mijë eurove përmes një organizate.

Ai duhej të fillonte dënimin e tij në 9 Mars 2020, por gjykata e shtyu atë dy herë me katër muaj në total për shkak të shëndetit të tij. Një kërkesë e tretë e ngjashme u refuzua në fillim të korrikut.

Në gusht, gjykata e Prishtinës lëshoi ​​një urdhër arresti kundër Arifit, por ai u vetdorëzua  në 29 Shtator.

Pavarësisht se ishte dënuar me burg me një vendim të formës së prerë, Arifi votoi qeverinë Hoti në 3 qershor. Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Nëse Qeveria e udhëhequr nga Hoti do të jetë akoma në detyrë apo do të rrëzohet, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. I pyetur për seancën e sotme, Hoti pohoi se shqetësimi i tij i vetëm është menaxhimi i situatës së pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>