
Gjykata Kushtetuese në Kosovë pezulloi dekretin e Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdulla Hotit si kandidati për kryeministër.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese cilësohet si masë e përkoshme deri në shqyrtimin e plotë të çështjes dhe marrjen e mendimit nga institucionet e Presidentit, qeverisë, parlamentit dhe Avokatit të Popullit.
Vendimi i GJK para votimit të së shtunës shmangu skenarin potencialisht të rrezikshëm për krijimin e dy qeverive,dhe la Albin Kurtin ende kryeministër deri në momentin që do të ketë një vendim përfundimtar.
Të enjten, Presidenti bëri publik vendimin e tij për t’i dhënë mandatin për krijimin e një qeverie të re, Avdullah Hotit të LDK-së. Në të njëjtën kohë, LDK kërkoi nga parlamenti që të shtunën, në orën 13.00, të zhvillohet një seancë të jashtëzakonshme për të votuar qeverinë e re.
Vetëvendosje menjëherë e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. 30 deputetët e saj paraqitën në Gjykatë një kërkesë për të pezulluar votimin dhe për të rrëzuar vendimin e Presidentit për të mandatuar Hoti si kandidat për kryeministër. Ata argumentojnë se pasi qeveria e drejtuar prej tyre u rrëzua, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.