
Gjykata Kushtetuese njoftoi të mërkurën se ka pranuar pjesërisht kërkesën e partisë Bindja Demokratike dhe “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, për shfuqizimin e nenit që shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.
Konkretisht, partitë kanë kërkuar shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, e cila sanksionon se:
“3. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës. Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen brenda koalicionit në zonën zgjedhore përkatëse.”
Gjykata do të publikojë vendimin e arsyetuar në një moment të dytë.