Gjykata Kushtetuese shfuqizoi të hënën disa pika të ligjit për vlerësimin dhe kompesimin e pronës ndaj pronarëve.
Në një njoftim zyrtar, Kushtetuesja gjeti në kundërshtim me Kushtetutën mënyrën e kompesimit të pronarëve.
Konketisht Kushtetuesja konsideroi në kundërshtim me Kushtetutën nenin 7 pika 2 të ligjit, e cila parashikonte si më poshtë:
- Nëse vlera monetare e tokës së kthyer është më e madhe se vlera e tokës së njohur për kompesim nga Agjensia e Trajtimit të Pronës (ATP), pronari konsiderohet i kompesuar.
- Në rast se vlera monetare e tokës së kthyer është më e vogël se vlera e tokës së njohur për kompesim nga ATP, atëherë shteti duhet të kompesojë diferencën drejt pronarit.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa pika të VKM-së për procedurat e kompesimit, të cilat përcaktonin rradhën e kompesimit të pronave. Konkretisht pika 16/2 e VKM-së përcaktonte se fillimisht do të bëhej kompesimi fizik i pronës së pronarit. Në rast se kjo ishte e pamunduar do t’i jepej një pronë tjetër nga fondi i tokës dhe në fund bëhej kompesimi financiar.
Gjithashtu pika 18, tashmë e shfuqizuar, përcaktonte se në rast kur pronari nuk mund të merrte pronën e tij fizikisht dhe ATP kishte bërë një vlerësim financiar të saj, ai do të merrte kompesim financiar deri në 20 përqind të vlerës së pronës por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe pjesën e mbetur do të kompesohej nga fondi tokës.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Shoqatës së Pronarëve, e cila kërkoi shfuqizimin e ligjit për kompesimin e pronave dhe VKM-së.
Në maj të 2020, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njohu si një mjet të rregullt ligjor skemën për kompensimin e pronave të sekuestruara, miratuar nga qeveria në vitin 2015.
Gjykata hodhi poshtë kërkesën e disa ish-pronarëve të cilët pretendonin se skema e re e kompensimit është e papranueshme dhe anti-ligjore.
Skema e re e kompensimit parashikon që toka do t’i kompensohet sot pronarëve duke marrë në konsideratë gjendjen e saj në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist dhe jo sipas zërit kadastral që është sot. Kjo bën që vlera e pronave të ulet ndjeshëm. Për këtë arsye, pronarët e çuan ligjin në Gjykatën e Strasburgut.