Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën për shfuqizimin e të drejtës së Policisë për të mbikëqyrur dhe gjurmuar qytetarët, të enjten.
Në shkurt 2021, Avokati i Popullit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë kompetencat ligjore të policisë, të cilat i japin të drejtë të mbikqyrë dhe gjurmojë qytetarët. Këto kompetenca ligjore, sipas Avokates sw Popullit bien ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
AP shtoi se kompetenca të tilla të policisë cenojnë garancitë kushtetuese për gjurmimin dhe mbikqyrjen e personit.
Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.
Exit shkroi më parë në një artikull se ky projektligj jo vetëm shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë qeverisë kompetencat e prokurorisë.
Me 24 nëntor Presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin, me argumentin se shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësinë e prokurorisë.
Më pas shumica socialiste u tërhoq ky propozim duke parashikuar se policia nuk do të përgjojë por vetëm do të mbikqyri