Më 3 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë vendimet e qverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjykata do të vendosë mbi dy paditë e kryera nga Presidenti Meta, për shfuqizimin e ligjit special të Teatrit dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Presidenti Ilir Meta paditi më 14 maj 2020 qeverinë në Gjykatë Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.
Më 25 korrik 2019, Presidenti Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e parë kundër qeverisë dhe bashkisë dhe kërkoi shpalljen si antikushtetues të ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Për shkak të mosegzistencës së Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit vendosi ta marrë çështjen në shqyrtim vetëm në fund të vitin 2019.
Më 30 dhjetor 2019, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë e Tiranës të japin argumentet e tyre për se kanë hartuar dhe miratuar këtë ligj special.
Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020.