
Gjykata Kushtetuese reagoi pas kritikave në opinionin publik për dërgimin e çështjes së ligjshmërisë së zgjedhvje vendore 2019, në Komisionin e Venecias. Në një deklaratë për median, të premten, Gjykata Kushtetuese e quajti debatin jo konstruktiv dhe në dëm të besimit të publikun tek drejtësia.
Debati, “mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë [Gjykatën Kushtetuese] në debate me ngjyrime politike, [..] për të paragjykuar vendimmarrjen e saj [..] dhe si ndërhyrje në pavarësinë e sa”, shkruhet në deklaratën e GjK.
Gjithashtu, GJK sqaroi edhe arsyet e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias, të cilat janë:
1 — Ligjshmëria e zgjedhjeve gjykohet për herë të parë nga gjykatat e vendit.
2 — Ky është rast “unikë dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë”.