Gjykata Kushtetuese: Toka e Teatrit Kombëtar i kalon Ministrisë së Kulturës

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese: Toka e Teatrit Kombëtar i kalon Ministrisë së Kulturës

Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së tokës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë, dhe ligjin për ndërtimin e Teatrit me partneritet publik privat. Gjykata nuk shyrtoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, në vendimin e të premtes, për mungesë juridiksioni.

Kjo do të thotë se toka e Teatrit Kombëtar i merret Bashkisë Tiranë dhe i kalon Ministrisë së Kulturës, dhe godina e re do të ndërtohet me tender publik të hapur.

Në ketë mënyrë GjK i pranoi vetëm kërkesën e Presidencës, e cila kërkoi shfuqizimin e vendimit për kalimin e truallit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e godinës.

Më 3 qershor Gjykata Kushtetuese shqyrtoi dy paditë e kryera nga Presidenti Meta, për shfuqizimin e ligjit special të Teatrit dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Presidenti Ilir Meta paditi më 14 maj 2020 qeverinë në Gjykatë Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Më 25 korrik 2019, Presidenti Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e parë kundër qeverisë dhe bashkisë dhe kërkoi shpalljen si antikushtetues të ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Për shkak të mosegzistencës së Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit vendosi ta marrë çështjen në shqyrtim vetëm në fund të vitin 2019.

Më 30 dhjetor 2019, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë e Tiranës të japin argumentet e tyre për se kanë hartuar dhe miratuar këtë ligj special.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>