Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të prishjes së Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të prishjes së Teatrit Kombëtar

Gjykata Kushtetuese pranoi të shqyrtojë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo gjë u kërkua nga këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj.

Gjykatësit i tërhoqën vëmendjen institucioneve, qeverisë, bashkisë dhe presidencës për mos paraqitjen në kohë të dokumentave të kërkuara. Më 3 qershor, GJK pranoi kërkesën e Presidencës për paraqitjen e provave shtesë dhe refuzoi kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve. GjK kishte caktuar afat për paraqitjen e provave shtesë më 8 qershor dhe me datën 10 qershor dëgjimin e shpjegimeve për provat e reja.

Vendimi përfundimtar do të merret, nesër, 16 qershor në orën 10:00.

Presidenca kërkoi shfuqizimin e vendimit për kalimin e truallit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e godinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>