Gjykata Kushtetuese u shpreh se shqyrtimi i Vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen është kompentencë e Gjykatës Administrative.
Në vendimin e publikuar të premten, Gjykata ka arsyetuar se:
“Ky është një akt me natyrë individuale dhe jo një akt normativ i përgjithshëm”.
Ndërsa për kërkesën e pezullimit të vendimit të Këshillit Bashkiak, Gjykata shprehet se:
“Për kërkesën për pezullimin e zbatimit të aktit 19.13. Kërkuesi nuk ka justifikuar në asnjë moment pasojat që mund t’i vijnë interesit publik nga ekzekutimi i këtij akti. Pezullimi i këtij akti do të ishte i pakuptimtë dhe nuk do të sillte asnjë efekt, pasi ky vendim është ekzekutuar tashmë, në përputhje dhe me natyrën e tij si akt individual që ka shteruar me zbatimin e tij”.
Gjykata Kushtetuese vendosi se ligji special për ndërtimin e Teatrit është antikushtetues dhe i ktheu truallin e Teatrit, Ministrisë së Kulturës.