Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për Teatrin

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për Teatrin

Gjykata Kushtetuese u shpreh se shqyrtimi i Vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen është kompentencë e Gjykatës Administrative.

vendimin e publikuar të premten, Gjykata ka arsyetuar se:

“Ky është një akt me natyrë individuale dhe jo një akt normativ i përgjithshëm”.

Ndërsa për kërkesën e pezullimit të vendimit të Këshillit Bashkiak, Gjykata shprehet se:

“Për kërkesën për pezullimin e zbatimit të aktit 19.13. Kërkuesi nuk ka justifikuar në asnjë moment  pasojat që mund t’i vijnë interesit publik nga ekzekutimi i këtij akti. Pezullimi i këtij akti do të ishte i pakuptimtë dhe nuk do të sillte asnjë efekt, pasi ky vendim është ekzekutuar tashmë, në përputhje dhe me natyrën e tij si akt individual që ka shteruar me zbatimin e tij”.

Gjykata Kushtetuese vendosi se ligji special për ndërtimin e Teatrit është antikushtetues dhe i ktheu truallin e Teatrit, Ministrisë së Kulturës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>