Gjykata Kushtetuse i jep të drejtë Metës për emërimin e Cakaj

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuse i jep të drejtë Metës për emërimin e Cakaj

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Presidenti ka fuqi te plotë kushtetuese, njësoj si Kuvendi dhe Kryeminsitri, për emërimin e ministrave.

GjK publikoi të martën interpretimit përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës mbi emërimin e ministrave, duke i dhënë të drejtë presidentit Meta në mos dekretimin e kandidaturës së Gent Cakaj si ministrit i Jashtëm.

Përveç interpretimit të nenit 98, kryeministri Rama kishte kërkuar nga GJK edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që është hedhur poshtë.

Rikujtojmë se presidenti Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, pasi ky i fundit nuk ishte pajisur me një çertifikatë sigurie sipas kritereve ligjore.

Siç e kemi shpejguar edhe më parë, çertifikata e lëshuar nga DSIK, institucion nën varësinë e Kryeminsitrit, vetëm një ditë pas aplikimit ishte bërë në shkelje të ligjit.

Brenda një dite, DSIK lëshoi një çertifikatë sigurie të nivelit më të lartë për njohjen me informacione të klasifikuara të shtetit shqiptar, NATO-s dhe BE-së, me vlefshmëri pesëvjeçare.

Pra, çertifikata u lëshua pa një proces të mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në aktet ligjore.

Sipas Gjykatës, emërimi i ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve për atë funksion, ndërkohë që verifikimi i kriterëve duhet të bëhet nga të tre organet (Kuvendi, Kryeminsitri dhe Presidenti) sipas kompetencave.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>