Gjykata lë në arrest me burg Selim Çekajn pavarësisht kërkesës së prokurorisë

Nga Exit News
Gjykata lë në arrest me burg Selim Çekajn pavarësisht kërkesës së prokurorisë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) refuzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë së Selim Çekajt nga arrest me burg në arrest shtëpie pavarësisht se kjo gjë ishte kërkuar edhe nga prokuroria.

SPAK kërkoi që Çekaj të kalojë në arrest shtëpie me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri.

Dy muaj më parë Prokuroria u tëhoq nga masa arrest me burg për Selim Cekaj për mungesë provash dhe kërkoi arrest shtëpie për Selim Cekajn, por edhe atëherë Gjykata e hodhi poshtë kërkesën.

Çekaj, pronari i kompanisë së transportit të bananeve u arrestua në prill pasi në kontenieret e kompanisë u kapën 49 kilogramë kokainë.

Ai është babai i Arbër Cekajt, i arrestuar për transportin e 613 kilogramë kokaine në 2018 nga Ekuadori.

Avokati i Cekajt u shpreh se një bandë kriminale po përdor kontenierët e kësaj kompanie. Më parë edhe Arbër Cekaj akuzoi një klan mafioz që po përdor familjen e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>