Gjykata lë në arrest me burg vëllezërit që vranë taksistin

Nga Exit News
Gjykata lë në arrest me burg vëllezërit që vranë taksistin

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të cilët kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla, në Fushë Prezë, në 3 gusht.

Vëllezërit, 32 dhe 20 vjeç u arrestuan në 6 gusht, ndërsa një ditë më parë ata pranuan krimin para prokurorëve. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Vëllezërit kanë pranuar se prej kohësh kanë pasur një konflikt me të moshuarin, për shkak të marrëdhënie dashurie prej disa vitesh mes nënës së tyre dhe taksistit.

Saimir Shera ka deklaruar se ka qenë ai që ka planifikuar dhe vrarë taksistin, ndërsa i vëllai e ka ndihmuar me transportin.

Ai tha se pak ditë më parë kishte mësuar se 71-vjeçari, përveç lidhjes me të emën, kishte ngacmuar dhe të motrën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>