
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 10 persona që janë arrestuar gjatë protestave në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas “News 24”, gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë për 24 protestues të ndaluar nga ana e policisë.
Nga 10 protestuesit që u lanë në “arrest me burg”, 6 janë me afat 10-ditor.
Për 14 të arrestuarit e tjerë, gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për 4 prej tyre dhe 10 të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitje”.