Gjykata lë në burg 5 policë të akuzuar për shpërdorim detyre

Nga Exit News
Gjykata lë në burg 5 policë të akuzuar për shpërdorim detyre

Gjykata e Korçës vendosi të hënën masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 policë dhe ka pezulluar 2 të tjerë nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik pa afat.

Katër nga policët janë pjesë e komisariatit të Maliqit dhe 2 punojnë në drejtorinë vendore të policisë në Korçë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas të dhënave policët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>