Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Adiola Lakrën, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës, mbrëmjen e 11 qershorit, tek Komuna e Parisit.
26-vjeçarja akuzohet se ka nxjerrë në pritë Billën, me kërkesë të Sebastian Malit, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.
Ajo pranoi se në ka qenë e lidhur me Malin, por më pas është ndarë dhe është lidhur me Hekuran Billën. Por nuk i ka pranuar akuzat dhe gjatë seancës tha se nuk ka lidhje me vrasjen.