
Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Arben Mema, I cili tentoi të shtypte qytetarët në Sheshin Skënderbej.
Mema përpoq të shtypë me makinë qytetarët e ndodhur në Sheshin ‘Skenderbej’, pranë çadrave të vaksinimit. Ai me makinën e tij, Citroen me targa të Vlorës, theu barrierat dhe hyri në Sheshin ‘Skenderbej’, tek qendrat e vaksinimit.
Ai u ndalua nga disa qytetarë. “Ndërhyra se mendova që ishte terrorist”, u shpreh njëri prej qytetarëve që ndaloi agresorin.