Gjykata lë në burg autorin e atentatit në Pogradec

Nga Exit News
Gjykata lë në burg autorin e atentatit në Pogradec

Gjykata e Pogradecit vendosi arrest me burg për 30 ditë për  Mariglen Topuzin njëri nga 4 autorët e atentatit me armë zjarri kallashnikov, të shtunën, në mëngjes në drejtim të Hotel Voloreka, në Pogradec.

Ndërkohë që avokati i Topuzit pohoi se prokuroria nuk ka prova për akuzën ndaj Topuzit.

Policia njoftoi të mërkurën arrestimin e Ilir Berberit 52 vjeç, Ilir Meçollit 22 vjeç, Ardian Xhutit 29 vjeç dhe Elvir Haxhisë 32 vjeç.

Të shtunën autorët kanë qëlluar në drejtim të dhomës së hotelit ku flinte djali i pronarit të hotelit, i cili fatmirësisht shpëtoi. Ky ishte sulmi i dytë i kryer në këtë hotel brenda një jave, nga të njëjtët persona

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>