Gjykata lë në burg drejtuesin e mjetit që përplasi 10 vjeçaren

Nga Exit News
Gjykata lë në burg drejtuesin e mjetit që përplasi 10 vjeçaren

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për drejtuesin e automjetit, i cili përplasi për vdekje një 10 vjeçare, në 17 janar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”. Vajza fillimisht është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë më pas.

Guri u largua nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmën e parë vajzës. Por më pas, ai u arrestua nga policia dhe u zbulua se po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Prokuroria akuzon Gurin për “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital”.

Gjatë vitit 2020 kanë ndodhur 6,248 aksidente, duke shkaktuar 159 viktima.

Të dhënat e publikuara nga Urgjenca Kombëtare, tregojnë se çdo ditë të vitit të kaluar kanë ndodhur mesatarisht 106 aksidente. Një person ka humbur jetën çdo dy ditë si pasojë e tyre.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>