Gjykata lë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
Gjykata lë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Ajo akuzohet për korrupsion aktiv dhe pasiv. Sipas njoftimit të zyrtar, gjykata ka vendosur arrest me burg:

  1. Aldo Tabaku, avokat, i dyshuar për veprat penale korrupsion dhe ndikim të paligjshëm
  2. Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm
  3. Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për ekspertim të rreme;
  4. Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale për korrupsion;
  5. Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale për korrupsion;
  6. Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale për korrupsion;
  7. Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale për ndikim të paligjshëm
  8. Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale ndikim të paligjshëm
  9. Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale për ndikim të paligjshëm

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka arrestuar të enjten gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>