Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit vendosi masën e arrestit me burg për Indrit Taullain, i dyshuar për vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në vitin 2005.
Ai u ekstradua nga Kosova një ditë më parë.
Sipas SPAK, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi dyshohen si autorë të vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.
Në vrasjen e këtyre dy të fundit, Prokuroria dyshon se kanë marrë pjesë edhe Emiljano Shullazi me Viktor Ymeri (Imeraj).
Për personat e mësipërm është ekzekutuar masa arrest me burg me përjashtim të Lulzim Berishës i cili vijon të jetë në arrati.
Drejt Shqipërisë sot është ekstraduar nga Gjermania edhe një 56-vjeçar nga Korça. Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.