Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për infermieren, Ronida Hysi, e cila dyshohet se ka vjedhur portofolin e një pacienti me Covid-19.
Rasti u bë publik pak javë më parë në emisionin ‘Stop’. I biri i pacientit, i cili më pas ndërroi jetë, tha se nga portofoli i të atit janë marrë rreth 20 mijë lekë, ndërsa nga karta e tij e bankës janë tërhequr 60 mijë lekë, gjatë ditëve që pacienti ka qenë i intubuar.
Pas verifikimit të kamerave në bankomatët ku ishin tërhequr parat,ë është indentifikuar infermierja e spitalit.
Hetimet ndaj saj po kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Ajo akuzohet për ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’.