Gjykata e Beratit la në burg deri në plotësim të hetimeve inxhinjerin e pyjeve Karafil Bregu. Ai u arrestua të premten për “Shkelje të rregullave të sigurisë gjatë punës”, pasi një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë vdiq gjatë punës duke prerë një lis shekullor.
Avokati mbrojtës deklaroi se personi është arrestuar në mënyrë të paligjshme, pasi ai nuk ndodhej në punë, por ishte karantinuar sepse kishte shfaqur shenja të koronavirusit, prej disa ditësh.