Gjykata lë në burg policin që vrau Klodian Rashën

Nga Exit News
Gjykata lë në burg policin që vrau Klodian Rashën

Gjykata e Tiranës ka vendosur të premten arrest me burg për policin e akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Polici Nevaldo Hajdëraj akuzohet për vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.

Prej dy ditësh qytetarët kanë protestuar në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.

Për këtë ngjarje dha dorëheqjen të enjten  ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>