Gjykata lë në burg sanitaren Tire Alldervishaj

Nga Exit News
Gjykata lë në burg sanitaren Tire Alldervishaj

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për sanitaren e Spitalit Shefqet Ndroqi, Tire Alldervishaj. Ajo rrëzoi  kërkesën e Alldervishaj për të lëhtësuar masën e arrestit.

Sanitarja Alldervishaj ndodhet në arrest me burg, pas publikimit të denoncimit në emisionin STOP,se ajo ka mashtruar duke u hequr si infermiere dhe i ka marrë familjes së pacientes rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet brenda në spital.

Vajza e pacientes ka denoncuar sanitaren dhe ka dorëzuar në prokurori bisedat me sanitaren për paratë e marra. Sipas bisedave, sanitarja i kërkonte para vajzës për t’ia shpërndarë mjekëve dhe infermierëve që kujdeseshin për pacienten. Po ashtu sanitarja kërkonte ushqim, ujë dhe mjete të tjera që duhet të mundësoheshin nga spitali, si termometër dhe pampersa.

Alldervishaj akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>