Gjykata lë në burg të dyshuarin për vrasjen e Xhulio Prelës

Nga Exit News
Gjykata lë në burg të dyshuarin për vrasjen e Xhulio Prelës

Gjykata e Lezhës vendosi masën e arrestit me burg për një nga të dyshuarit e vrasjes së Xhulio Prelës.

Personi i lënë në burg është Nikollë Sherrniku. Avokati i tij e konsideroi të padrejtë këtë vendim, duke argumentuar se nuk është i mbështetur në prova dhe fakte.

Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”

Vrasja e policit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobta.

Sherrniku u arrrestua të shtunën ndërsa i dyshuari tjetër për vrasjen është shpallur në kërkim.

Policia njoftoi të dielën se ka zbardhur vrasjen dhe ka arrestuar një prej autorëve.

Xhulio Prela u vra më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.

26-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ishte brenda makinës së tij.

Hetimet kanë arritur në përfundimin se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e punonjësit të FNSH-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>