Gjykata lejon gjykim të shkurtuar për Altin Avdylajn e përgjimeve të Dakos

Nga Exit News
Gjykata lejon gjykim të shkurtuar për Altin Avdylajn e përgjimeve të Dakos

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka pranuar, të hënën, kërkesën e Altin Avdylaj për gjykim të shkurtuar.

Gjykata ka vendosur ta ndajë çështjen e Altinit nga të arrestuarit e tjerë të bandës Avdylaj.

Nuk dihen ende arsyet se përse trupa pa pranuar gjykimin e shkurtuar për Altin Avdyulajn. Ai është arrestuar gjatë operacionit Volvo 4.

Altin Avdylaj është një ndër drejtuesit e bandës së vëllezërve Avdylaj në Shijak,

Ai dhe bashkëpunëtoret e tij akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Altin Avdylaj u kap në audio-përgjime teksa fliste me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për mbledhjen e votave për PS-në në zgjedhjet e vitit 2017.

Hetimet për këtë rast u ndoqën nga dy ish-prokurorë të Krimeve të Rënda, që tashmë janë komanduar si pjesë e Prokurorisë së Posaçmë Antikorrupsion, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>