Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen se Jak Prengës.
Në një vendim të dhënë të ditën e mërkurë, Gjykata vendosi të detyrim paraqitje për Leonard Hajrin dhe arrest shtëpie për Olsi Turja.
Disa ditë më parë, gjykata vendosi detyrim paraqitje për Ardian Docaj.
Jan Prenga, baba i 5 fëmijëve, u mor peng më 17 janar në Kamëz. Ai u torturua dhe u vra tek kompleksi Golden në pronësi të Altin Hajri. Familja Hajri, 4 anëtarë të së cilës akuzohen për përfshirje në pengmarrje, është akuzuar prej vitesh për lidhje me trafikun ndërkombëtar të heroinës.
Siç Exit News ka analizuar më parë, pengmarrja e Jak Prengës ekspozoi dyshimet se pastrimi i parave të drogës bëhet përmes resorteve luksoze. Familja Hajri, 4 anëtarë të së cilës akuzohen për përfshirje në pengmarrje, ishte akuzuar prej vitesh për lidhje me trafikun ndërkombëtar të heroinës.
Nga familja janë arrestuar 3 anëtarë: Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri. Mbetet në kërkim Altin Hajri.
Policia nuk ka mundur të gjejë ende trupin e viktimës.
Ngjarja e rëndë ka si shkak prishjen e pazareve të drogës mes vëllait të viktimës dhe pengmarrësve në Britani, për rreth 300 kilogramë kokaine.
Urdhri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dyshohet se u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin për trafik kokaine Dritan Rexhepaj. Ky njihet për disa vrasje, grabitje bankash dhe arratisje nga burgjet e Shqipërisë, Belgjikës e Italisë. Rexhepaj konsiderohet me lidhje të forta me banda në Angli dhe Shqipëri.