Gjykata liron ish-deputetin socialist Arben Çuko

Gjykata liron ish-deputetin socialist Arben Çuko

Gjykata e Krimeve të Rënda lehtësoi sot masën e arrestit të ish-deputetit socialist Arben Çuko, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’. Këtë vendim, gjykata e justifikoi me mungesën e provave.

Arben Çuko, ish-deputet dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, u arrestua më 21 tetor dhe akuzohet për ‘korrupsion pasiv’ gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.  Ai dyshohet se i merrte rryshfet të dënuarve për t’i dhënë leje, për t’i transferuar nga një burg në tjetërin ose për t’i lehtësuar kushtet të dënuarve.

Çuko u zbulua nga përgjimet e policisë për bandën e vëllezërve Avdylaj, nga Shijaku, shumë anëtarë të së cilës u arrestuan në një operacion të kërkuar nga qeveria gjermane në tetor 2018.

Menjëherë pas arrestimit, ish-deputetit Çuko iu dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Por tre javë më pas, në nëntor, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ për Çukon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>