Gjykata ndryshon masën e sigurisë për drejtorin ekonomik të AKBN

Nga Exit News
Gjykata ndryshon masën e sigurisë për drejtorin ekonomik të AKBN

Gjykata ka ndryshuar sot masën e sigurisë së drejtorit ekonomik tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Denis Durrësit nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ndërkohë për të arrestuarit e tjerë gjykata vendosi arrest në burg për:

  • Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, akuzuar për “Shpërdorimi i detyrës”.
  • Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, akuzuar për “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
  • Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, akuzuar për “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
  • Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, akuzuar për“Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë për Rezarta Sulejmanin, 35 vjeç me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, gjykata vendosi arrest shtëpie.

Janë shpallur kërkim biznesmeni Isuf Berberi edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci.

Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër arrestet të hënën për 8 punonjës të Agjensisë Kombëtare e Burimeve Natyrore, me akuzën e mashtrimit dhe kontrabandës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>