
Një gjykatë në Irak ka lëshuar urdhër arrest për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Qassim Soleimani.
Prokuroria në Irak është ende duke hetuar sulmin ndaj Soleimani. Prokuroria e Teheranit tha se 36 personat e përfshirë në vrasjen e gjenerali janë identifikuar, përfshirë edhe zyrtarët politik dhe ushtarak të SHBA-ve dhe vendeve të tjera, sipas medias qeveritare në Iran.
Në janar 2020, SHBA-të vranë gjeneralin e lartë iranian Soleimani. Pas vrasjes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u godit nga 3 raketa.