Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për turkun e arrestuar në Rinas

Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për turkun e arrestuar në Rinas

Gjykata e Tiranës pranoi sot kërkesën për gjykim të shkurtuar të Selami Simsekut, mikut të mësuesit mësuesit turk, Harun Çelik, të dëbuar nga Shqipëria në Turqi.

Në seancën e radhës, më 27 janar, do të zhvillohet seanca e radhës për Selami Simsekun.

Mediat raportojnë se Simseku u arrestua në të njëjtën ditë me Harun Çelik në përpjekje për të udhëtuar me vizë false, tranzit, nga Rinasi drejt Kanadasë.

Nuk dihet ende nëse edhe ai, si Harun Çeliku do të dëbohet drejt Turqisë, pavarësisht se si mbështetës i organizatës së Fetullah Gülen, atje i rrezikohet jeta.

Harun Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.

Në Turqi, Harun Çelik u përball me akuzat e pjesëmarrjes në organizatën e Gülen dhe u arrestua.

Vendimi i shtetit shqiptar për dëbimin e Çelikut është quajtur nga Këshilli i Europës si shkelje e të drejtave të njeriut.

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, po ashtu, i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë transparent procedurat që u ndoqën për dërgimin e Çelikut në Turqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>