Gjykata e Krimeve të Rënda, GJKKO ka pezulluar për një vit hetimet ndaj Gentian Malindit, të akuzuar për tarfikun e 137 kilogramë kokainë në portin e Durrësit. Pezullimi u dha sepse Malindi është në arrati, raportoi Klodiana Lala për Ballkanëeb.
Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion morri të pandehur tri persona, Gentian Malindi, Adrian Bega dhe Altin Myslihaka, për “trafikim të narkotikëve”, në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”.
Hetimet përfunduan në dhjetor 2020.
Kokaina vinte nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, nga muaji gusht deri në shtator.
Kapja e ngarkesës së drogës u bë nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke.
Ardian Bega, oficer në Portin e Durrësit, Gentian Malindi punëtor në anije dhe Altin Mislihaka ndodhen në burg për këtë çështje.