Gjykata pushon çështjen e Arben Çukos

Nga Exit News
Gjykata pushon çështjen e Arben Çukos

Gjykata e Tiranës pushoi sot çështjen ndaj ish drejtorit të burgjeve Arben Çuko.Gjyqtari Sokol Toma argumentoi se prokuroria nuk arriti të sillte prova që vërtetonin fajësinë e tij.

Arben Çuko, ish-deputet dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, u arrestua më 21 tetor dhe u akuzua për ‘korrupsion pasiv’ gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.  Ai dyshohet se merrte rryshfet të dënuarve për t’i dhënë leje, për t’i transferuar nga një burg në tjetrin ose për t’i lehtësuar kushtet të dënuarve.

Çuko u zbulua nga përgjimet e policisë për bandën e vëllezërve Avdylaj, nga Shijaku, shumë anëtarë të së cilës u arrestuan në një operacion të kërkuar nga qeveria gjermane në tetor 2018.

Menjëherë pas arrestimit, ish-deputetit Çuko iu dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Por tre javë më pas, në nëntor, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ për Çukon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>