Gjykata rikthen në burg një prej të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Kurbin

Nga Exit News
Gjykata rikthen në burg një prej të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Kurbin

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të premten rikthimin në arrest me burg të Kreshnik Tushës, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç në 30 maj, ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Kreshnik Tusha ishte personi i parë i arrestuar për vrasjen e 30 majit, menjëherë sapo shkoi i plagosur në spitalin e Kurbinit, mbrëmjen e atentatit.

Ai nuk ka pranuar të tregojë se si është plagosur me armë, duke rritur dyshimet se ai kishte të bëntë me atentatin.

Disa javë më vonë, pas arrestimit të dy autorëve të tjerë të dyshuar, Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepaj, gjykata e Kurbinit e la të lirë Tushën.

Por prokuroria kërkoi rikthimin e tij në qeli pasi nuk pranon të tregojë se si u plagos me armë natën e 30 majit dhe cila është lidhja e tij me atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Ekzekutimit i dy sipërmarrësve është një ngjarje ende e pazbardhur, pasi të arrestuarit nuk kanë bashkëpunuar me drejtësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>