Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Izet Haxhisë për heqjen e masës së sigurimit, arrest me burg.
Avokati i tij, Idajet Beqiri pohoi se vendimi i gjykatës nuk është i bazuar dhe se “procesi gjyqësor vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.”
Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, u ekstradua në Shqipëri, në 2018.
Çështja e tij ndodhet në Gjykatën e Lartë, në pritje për të marrë përgjigje për kompetencën për gjykimin e saj.
Gjykata e Apelit, menjëherë pas esktradimit vendosi ta shqyrtojë çështjen në themel, por më pas shpalli moskompetencën. Këtij ngërçi pritet t’I japë përgjigje Gjykata e Lartë.
Zbardhja e vrasjes së Hajdarit gjatë gjithë këtyre viteve është përfolur shumë në media. Për këtë rast u dënuan vëllezërit Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia dhe Jaho Mulosmani. Asnjë prej tyre se ka pranuar asnjëherë ta ketë kryer veprën