Gjykata nuk e rikthen Eugen Papandilen në garë për Kushtetuesen

Nga Exit News
Gjykata nuk e rikthen Eugen Papandilen në garë për Kushtetuesen

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë kërkesën e Eugen Papandile, për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që përjashtonte Papandilen nga gara për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

KED e përjashtoi Papandilen me 23 nëntor sëbashku me Zhaklina Peton dhe Ilir Haznedarin.

Papandile është aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo ishte hera e dytë që Papandile i drejtohej gjykatës. Më herët Gjykata administrative e Apelit e riktheu në garë atë duke shfuqizuar vendimin e KED.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>