Gjykata rrëzon kërkesën e Zani Çaushit për lirim me kusht

Nga Exit News
Gjykata rrëzon kërkesën e Zani Çaushit për lirim me kusht

Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën për lirim me kusht të ish kreut të bandës së Vlorës, Zani Çaushi.

Në 5 tetor Caushi i kërkoi Gjykatës së Korçës të llogarisë saktë vitet e tij të dënimit. Ai pretendon se ka kryer 25 vite burg dhe duhet të përfitojë lirimin me kusht.

Në korrik 2020, Zani Caushi kërkoi të lirohej me kusht për shkak se ka fëmijë të mitur dhe ka gjetur një vend pune.

Kodi Penal parashikon se lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm jepet kur kanë kryer tre të katërtat e dënimit, janë sjellë mirë në burg, si dhe ka arsye të veçanta si puna apo fëmijë të mitur etj

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>