Gjykata rrëzon kërkesën për pezullimin e garës për BKH

Nga Exit News
Gjykata rrëzon kërkesën për pezullimin e garës për BKH

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e njëri prej kandidatëve për të pezulluar vijimin e procesit të konkurimit në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Sipas mediave, gjykata ka rrëzuar pjesërisht padinë e kandidatit Ardit Elbasani, duke mos penguar vazhdimësinë e procesit.

Kandidati ka paditur në tetor BKH në gjykatë pasi pretendon se gara ka qënë jo transparente dhe ai është skualifikuar padrejtësisht. Ai i kërkoi gjykatës pezullimin e procesit të garës për BKH dhe shfuqizimin e vendimit për skualifikimin e tij.

Përveç kësaj padie, në gjykatën Administrative janë bërë dhe tre padi të tjera nga kandidatë të skualifikuar.

Të skualifikuarit janë ankuar për mungesë transparence gjatë garës, veçanërisht në fazën e dytë.

Shumë prej tyre pretendojnë se në fazën e dytë, atë të testit fizik, nuk pati transparencë dhe kritere të përcaktuara për pragun e pikëve në secilin prej disiplinave.

Po ashtu, ata shkruajtën se mes 103 kandidatëve të kualifikuar për në fazën tjetër, shumica kishin marrë shumë pak pikë në testin logjik. Ndërsa në mesin e 300 të skualifikuarve ishin ata që kishin marrë pikët maksimale në testim.

Të skualifikuarit, përmes komenteve, i kanë kërkuar drejtueses së BKH-së Aida Hajnas, që të dalë publikisht dhe të sqarojë situatën e krijuar në testime

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>