Gjykata rrëzon prokurorinë, i kthen regjistrat Turgut Ozalit

Nga Exit News
Gjykata rrëzon prokurorinë, i kthen regjistrat Turgut Ozalit

Gjykata rrëzoi vendimin e prokurorisë për sekuestrimin e regjistarve të nxënësve, të shkollës turke Turgut Ozal, sipas mediave. Prokuroria e kishte sekuestruar regjistrin për të provuar numrin e saktë të nxënësve, pas akuzave për pastrim parash.

Në nentor 2020, prokuroria nisi hetimin për pastrim parash ndaj Turgut Ozal me justifikimin se kjo kompani nuk justifikon blerjen e disa pasurive në vendin toë.

Për këtë arsye u morrën në pyetje disa përfaqësues të saj sëbashku me administratorin, Blendar Dyrmishi. Përgjatë ditëve të fundit, dokumentat e kësaj kompanie janë verifikuar nga institucionet tatimore në vend.

Kompania turke paditi Policinë e Shtetit për kontroll të papritur në ambjentet e shkollës në prani të nxënësve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>