Gjykata shtyn seancën për ish kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri

Nga Exit News
Gjykata shtyn seancën për ish kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për pushimin ose jo të çështjes së ish kryebashkiakut të saj Valdrin Pjetri, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Ai nuk ka deklaruar të kaluarën e tij në formularin e dekriminalizimit.

Gjyqtarja e çështjes, Oltiona Hoxha dha dorëheqjen dhe vendin e saj do e zërë gjyqtari Artan Gjermeni.

Gjyqtari Gjermeni ka shqyrtuar çështjen e transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’ si dhe ka dënuar me 1 vit burg ish deputetin e PD-së, Ervin Salianji.

Në janar 2016, Artan Gjermeni, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, u plagos në rrethana ende të paqarta, për të cilat kërkoi mjekim në spitalin publik. Policia e njoftuar nga mjekët mori në pyetje Zotin Gjermeni, i cili deklaroi se ishte vetëplagosur aksidentalisht në garazhin e tij. Policia nuk gjeti asnjë provë në garazh për të mbështetur pohimin e Zotit Gjermeni, ndërsa gjatë kontrollit të makinës së tij i gjeti rreth 20 mijë euro.

Pas disa javë hetimesh, prokuroria e Tiranës vendosi pushimin e çështjes ndaj tij.

Përveç lajmit të plagosjes dhe fillimit të hetimit ndaj tij, asnjë informacion tjetër nga hetimi nuk u bë publik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>